Një tjetër pandemi e re po vjen nga Danimarka, rrezik për njerëzimin…

Danimarka po planifikon të vrasë të gjitha kafshët mishngrënëse që quhen vizona, pasi përhapen një mutacion të koronavirusit te njerëzit.

Kryeministrja e vendit, Mette Frederiksen, tha se virusi i ndryshuar mund të përhapet në vendet e tjera dhe kjo do të ishte e rrezikshme për efektivitetin e vaksinës që po vjen.

“Ne kemi një përgjegjësi të madhe ndaj popullatës sonë, por me mutacionin që është zbuluar tani, ne kemi një përgjegjësi edhe më të madhe për pjesën tjetër të botës.”- tha ajo.

Virusi i ndryshuar u gjet te dhjetëra njerëz që u infektuan nga vizonat. Ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke tha se, gjysma e 783 rasteve njerëzore me Covid-19 në veri të Danimarkës kanë të bëjnë me vizonat.

Mike Ryan, kreu i programit të emergjencave për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ka bërë thirrje për hetime shkencore. Kare Molbak, drejtor në qendrën kërkimore “Statens Serum Institut”, tha se skenari më i keq do të ishte një pandemi e re, që do ta kishte epiqendrën në Danimarkë.

“Kjo është arsyeja pse ne duhet ta marrim këtë shumë seriozisht.”-tha Molbak.

Ka 15-17 milionë vizona në Danimarkë, një nga eksportueset kryesore të leshit të vizonave në botë.

Sipas vlerësimeve të qeverisë, shkatërrimi i vizonave në të gjithë vendin mund të kushtojë deri në 785 milionë dollarë. /Burimi: Corriere della Sera