“Merr para borxh në emër të shqiptarëve dhe i vjedh me inceneratorë e konçensione”. Kraja: Po e çon vendin drejt humnerës fiskale

Nga Akil KRAJA

Merr borxh në emër të shqiptarëve për t’ia dhënë oligarkëve, inceneratorëve, projekteve 3D apo tenderave me çmime abuzive.

Kjo quhet vjedhje.

Borxhi publik ka arritur 97.4% ose mbi 10 miliardë euro që duhet ti paguajmë ne dhe fëmijët tanë.

Ndërkohë që u dhanë 2 paketa gjysmake për bizneset për t’u përballur me krizën ekonomike, buxheti i vitit të ardhshëm parashikon plot 120 milion euro shtesë për PPP-të e Ramës.

Edi Rama po çon vendin drejt një humnere fiskale duke pasuruar klientët e tij e varfëruar vendin.

Para ka, por vidhen !!!