Një ditë pasi doli nga spitali, i infektuari me Covid-19 vetëvritet duke e u hedhur nga ballkoni i shtëpisë

Një tjetër pacient i cili ka qenë i infektuar me koronavirus ka kryer aktin ekstrem të vetëvrasjes. Bëhet fjalë për një 77-vjeçar i identifikuar si Hekuran Korça, i cili është hedhur nga ballkoni i shtëpisë në katin e tretë të pallatit ku jetonte në Shkozë. Ai kishte kaluar disa ditë nën ndihmën mjekësore tek Infektivi pasi rezultonte pozitiv me Covid, por dy ditë më parë nga tamponi kishte dalë i negativizuar.

Të hënën rreth orës 16:00 është kthyer në banesë dhe është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në Shkozë. Burime pranë spitalit të Traumës bëjnë me dije se arriti në urgjencë me shenja jete, por nuk ia doli ti mbijetonte plagëve të rënda të shkaktuara nga lartësia.

Në kartelën e tij mjekësore rezulton të ketë qenë i infektuar me Covid, sëmundje të cilën e kishte mposhtur por që gjendja e tij shëndetësore ka qenë e brishtë.