Basha: Partitë e reja të krijuara nga Rama, si levat e Partisë

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi në një intervistë për “Ora Neës” se nuk ka parti të dala nga opozita, por ka partitë të krijuara nga Rama. “Janë parti qëjanë krijuar për ti shërbyer si leva Ramës”, tha Basha.

Pjesë nga intervista
Lulzim Basha: Denoncime kemi bërë boll ne. Puna është kujt do ja bësh denoncimet, drejtësia nuk po hap gojën për krime shumë më të rënda se kjo.
Sonila Meco: Kjo është jeta e njeriut, ku ka krim më të rëndë se sa kjo.

Lulzim Basha: Po këto pra, nuk po e hapin gojën, kam më shumë se dy javë që i kërkoj që të fillojnë hetimet të paktën për të parandaluar vjedhjet e mëtejshme të parave me inceneratorët se në qoftë se ato para nuk shkojnë në xhepat e këtyre në ato parajsa fiskale ku janë regjistruar kompanitë e inceneratorëve të plehrave të paktën do të kishte një mundësi më shumë që të shkojnë për pensionistët të shkojnë për të papunët të shkojnë për mjekët të shkojnë për rimbursimin e ilaçeve të shkojnë për testimet, po flasim për testimet Sonila, pra shkurt dhe qartë ky është një problem i krijuar vetëm nga kryeministri dhe qeveria, më kot fshihen, është dështim.