Zgjedhjet në Amerikë dhe shqiptarët!

Nga Alban DACI

Sigurisht që e kam ndjekur me vëmendje fushatën elektorale në SHBA, e cila për shkak të protagonistëve dhe situatës së covid-19, pritet të ketë risi që nuk kanë ndodhur asnjëherë më parë.

Skenarët janë nga më të ndryshmet dhe Presidenti Trump, duket se është i vendosur për tu mos u dorëzuar deri në momentin e fundit e po ashtu edhe Biden duket sikur është i vendosur për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë. Biden është një politikan profesionist me shumë eksperiencë e po ashtu Trump është një mjeshtër i komunikimit politik.

Duket sikur ka një përplasje të fortë mes “shkollës” se vjetër të lidershipit dhe “shkollës” së re. Sigurisht unë kam preferencat e mia dhe mendoj se cili është fitues i kësaj gare. Megjithatë, mendoj se shqiptarët nuk duhet të prononcohen në lidhje me njërin apo tjetrin kandidat. Shqiptarët nuk kanë asnjë lloj influence për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të SHBA.

Detyra e shqiptarëve është t’i çojnë marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në dimensionin e merituar dhe kjo arrihet vetëm duke:
1. Besuar e sakrifikuar tek demokracia amerikane si modeli më i mirë.

2. Duket kontribuar që edhe Shqipëria të ketë një demokraci të ngjashme me SHBA.

3. Të mësojnë e të bëjnë të mundur rotacionin e pushtetit si frymëzimin më të madh për demokraci.

4. Të mos pranojnë asnjë lloj forme të majtë tradicionale që ngjan apo imiton të kaluarën e Shqipërisë.

5. Të luftojnë e të besojnë tek liria e shtypit, tek liritë themelore.

Shqiptarët duhet të pranojnë e duhet të besojnë tek zgjedhjet e popullit amerikan. Kushdo që bëhet president i SHBA është edhe presidenti e miku i shqiptarëve.