Zbulohet përplasja ish-trajnerit me Messin: “Nëse nuk të pëlqen ajo çfarë them, ja ku e ke derën”

“Nëse nuk të pëlqen ajo çfarë them, ja ku e ke derën”, gazetari Adrià Albets ka zbuluar një pjesë të bisedës së Quique Setién, ish-trajner i Barcelonës që kishte me lojtarët e tij në qershor, pas rikthimit të futbollit që ishte ndaluar për shkak të pandemisë.

Megjithatë, Albets thotë se kjo erdhi me shaka, dhe Lionel Messi gjithashtu e mori në atë mënyrë, transmeton AS.

Sido që të jetë, Setien e pranon e ka bërë gabime të shumta te Barça, duke mos qenë vetvetja.

“Mendoj se Messi është më i miri i të gjitha kohërave. Ka pasur lojtarë të tjerë të shkëlqyer, por vazhdimësia që ky djalë ka pasur ndër vite nuk është përsëritur nga askush. Unë i thashë një ditë që kisha pritur 15 vite për Barcelonën. Leo është i vështirë për t’u menaxhuar. Kush jam unë që ta ndryshoj. Nëse e kanë pranuar ashtu siç është prej vitesh dhe nuk e kanë ndryshuar…

Te Barça nuk kam qenë vetvetja, ky është realiteti. Kur firmosni për një klub si Barcelona ju e dini që gjërat nuk do të jenë të lehta, pavarësisht se mund të kesh lojtarët më të mirë në botë. Realiteti është se nuk mund të isha unë dhe nuk e kam bërë atë që duhet të bëja. Është e vërtetë që mund të kisha marrë vendime drastike, por nuk do të rregullonin asgjë në një kohë të shkurtër”, deklaroi ai mes tjerash.