Ministres i ka dalë situata totalisht jashtë kontrollit!

Nga Orjola PAMPURI 

Ministres situata i ka dale totalisht jashte kontrolli, papergjegjshmeria e saj vijon te mbulohet nga komiteti i cili mbrojtjen me te mire ka gjetur sulmin ndaj opozites. Zgjidhja eshte siguria e jetes dhe shendetit te pacienteve, ketu keni deshtuar, dhe merreni me sulme.

Ngjarja e rende ne spitalin “Shefqet Ndroqi”, Covid 2, na prek emocionalisht te gjitheve. I treti rast, brenda pak kohesh, qe tronditi sigurisht familjaret, dhe opinionin publik. Vetevrasjet ndodhin nen nje gjendje te ngarkuar psikologjike, kur personi humbet pergjegjshmerine, dhe shpresen, dhe nje nga rrugedaljet nga kjo gjendje psikologjike shume e renduar, shikon vetevrasjen.

Bazuar ne shume raste te personave qe kane patur nje eksperience, pra e kane kaluar Covid 19, theksohet qe perpos simptomave te tjera, ka qene dhe ngarkesa psikologjike, e shprehur si forme paniku, kjo nxitur dhe nga perballja me dicka te panjohur per te cilen di shume pak ose aspak, duke i shtuar kesaj dhe informacionet qe degjon, te ben te ndjesh pasiguri dhe ankth.

Ne te gjitha vendet e botes ne kete periudhe psikologu ka marre nje rol te rendesishem, madje edhe duke u bere pjese e stafeve mjekesore. Ne Shqiperi mungesa e psikologut, mungesa e mbeshtetjes psiko-emocionale, ne spitalet Covid, ka cuar deri ketu. Nese ndodh nje here, merren masa, nese ndodh dy here, eshte e rende, por nese ndodh per te treten here, dhe spitali eshte gjendur perseri pa staf mbeshtetes me psikologe, eshte e pafalshme.

Papergjegjshmeria nga ana ministrise, ne paisjen e spitaleve Covid me psikologe vijon. Kjo papergjegjshmeri, po vijon te rendoje mbi shendetin e jeten e qytetareve. Para nje jave papergjegjshmeria e qeverise beri qe te humbase jeten nje qytetar, sot perseri nje ngjarje e rende.