I vihet zjarri pyllit me pisha në Elbasan

Një zjarr ka rënë në Kodër Krastë të Elbasanit. Raportohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat do të bëjnë të mundur neutralizimin e flakëve.

Ende nuk raportohet për banesa të rrezikuara apo persona të lënduar nga zjarri.

zjarre