Basha premtim studentëve: Do paguajmë stazhin e 10 mijë studentëve çdo vit!

Ndërsa bashkëbisedonte me studentët, kryedemokrati Lulzim Bahsa e cilësoi proçes fiktiv, zgjedhejt në Universitet, të cilat tha se PD-ja nuk i njoh.
Ne do të investojmë gjysmën e fondit të paketës për universitetin për të paguar stazhin e 10 mijë studentëve çdo vit.

“Ai tetë vjet këtë punë ka bërë mendoni që do ndryshojë 8 vitet e ardhshme? Ndaj them duhet larguar e keqa. Me ne do të ketë një ndryshim të thellë dhe të shpejtë. Ju përmenda çështjen e tarifave që në 2008 ka qënë një nga problematikat kryesore, Ne do të investojmë që studentët shqiptarë të kenë mundësi të bëjnë praktikë. Gjysma e fondit të paketës për universitetin shkon për të paguar stazhin e 10 mijë studentëve çdo vit. Do paguhet nga shteti që nga viti ynë i parë në pushtet. Ata do marrin 30 mijë lekë në muaj para se të shkojnë tek praktika e punës”,- tha Basha.

Më tej kryedemokrati tha se autonimia e Universiteteve do jetë e garantuar me PD-në në pushtet. “Që ditën e parë në pushtet, PD dhe qeveria e re do mundësojnë që zëri juaj dhe i pedagogëve të dëgjohet. Qeverisjen ne do t’ja lëmë vetë universteteve, do kene autonomi. Ju e pedagogët do i vendosni vetë rregullat”,- vijoi ai.