Gjendja nga pandemia po përkeqësohet/ Basha i përgjigjet Ramës: Edhe sa njerëz duhet të vdesin për shkakun tënd?

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar sërish ndaj kryeministrin Edi Rama. Basha shkruan në një tjetër postim në Twitter se, për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për t’u testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi. Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot.

“Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi. Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot.

Por në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit, Rama e ka mendjen tek sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës???”, shkruan Basha.