Berisha bën deklaratën e fortë: Përqeshja e radhës e Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisë me jetën e të sëmurëve!

Nga Sali BERISHA

Shqipëria mbeti me vetëm dy spitale Covid edhe muaj pas 20-fishimit të rasteve të infektuara dhe vdekjeve nga Covid-19.

Spitali Covid 3 që u hap dy ditë më parë dhe thuhet se ka 150 shtretër, ka vetëm 5 shtretër reanimacioni dhe ka mungesa të mëdha personeli mjekësor.

Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia shfrytëzuan pandeminë për të vjedhur dhe pasuruar. 250 milionë euro të donatorëve bujarë për Covid-19 kanë avulluar pa gjurmë!

Hapja e spitalit Covid 3 në pavionet e ish-Kirurgjisë sipas njoftimit me 150 shtretër dhe një sallë operacioni për të operuar të sëmurët me Covid nga mbarë vendi që do të kenë nevoja të ngutshme për ndërhyrje kirurgjikale, është jashtë çdo standarti për një spital Covid.

Ne kete spital kane derguar gjithsej 5 respiratore, te cilet normalisht nuk do mjaftonin as vetem per te semuret e operuar jo me per rastet e renda me covid qe kane nevoje te shtrohen ne reanimacion.

Ne spital perveç nje mjeku te kualifikuar ka mungesa ne personel mjekesor.

Ky eshte nje akt i denueshem i papergjegjshem i Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnise, te cilet shfrytezuan pandemine per te vjedhur dhe per tu pasuruar me fondet e destinuara per covid 16.

Ata sot pas 8 muajve pandemi pas 20 fishimit te rasteve dhe vdekjeve nga covid 19 krahasuar me periudhen mars- maj nuk jane ne gjendje te shtojne nje spital tjeter te paisur per trajtimin e rasteve me covid 19 dy spitaleve tjera qe funksionojne nga periudha mars-maj gjate te ciles rastet e infektuara dhe te vdekurit nga covid 19 ishin 20 here me pak se sa ç’jane sot.

Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin çnjerezor dhe kleptokratik te Edvin Hajdutit dhe Ndrikull Hajnise ne menaxhimin e pandemise se covid19.

Lexoni mesazhin e punonjesit dixhital!

Pershendetje Doktor.

Jam personel mjekesor dhe dua t’ju informoj se Ministria po tallet me jetet e njerezve me spitalin Covid 3.

Kane njoftuar per 150 shtreter kapacitet, ne fakt aty nuk perballohen me shume se 50 te semure.

Kane sjelle 4 – 5 respiratore nga minimumi 10 qe do te duheshin per shtreterit me Covid nderkohe qe ketu eshte hapur edhe salla e operacioneve ku do behen nderhyrjet urgjente kirurgjikale per te semuret me Covid nga mbare vendi.

Ne kete spital perveç dr.Arianit qe kane sjelle ketu nga spitali infektiv apo Covid1 mungon personeli tjeter mjek i kualifikuar per Covid-19.

Infermjeret mungojne. Gjer tani jane gjithsej 4-5 mbasi infermieret refuzojne te punojne ne spital Covid, ato po ikin edhe nga spitalet jo Covid duke lene mungesa te medha ne sherbime.

Infermieret me gjithe premtimin e kryeministrit nuk kane patur asnje shtese rroge. Me respekt.