Gjimnazistët shprehin haptazi pakënaqësitë me sistemin arsimor, Këlliçi: Të rinjtë janë lënë pas dore nga qeveria!

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me të rinj dhe të reja të gjimnazeve të Tiranës.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se, të rinjtë ndihen të lënë pas dore.

Reagimi i plotë i Belind Këlliçit

Strukturat e gjimnazeve fuqizohen dita ditës me energjinë dhe dinamizmin fantastik të nxënësve në të gjithë Tiranën. Këtë të Shtunë ishim me gjimnazistët e “Protagonistët”, “KINGS Tirana” dhe “Sinan Tafaj”.

Gjimnazistët shprehën haptazi pakënaqësitë e tyre në lidhje me sistemin arsimor dhe politikat rinore në Shqipëri. Ata ndihen të lënë pas dore dhe të papërfaqësuar në spektrin politik. Qëndrimet e tyre reflektojnë nevojën e menjëherëshme për ndryshime demokratike në vend.

Ata janë të bindur se pjesëmarrja e të rinjve në politikë, është tejet e rëndësishme dhe kësisoj 25 Prilli është së pari beteja e tyre. Sëbashku, të gjithë shkojmë të bindur drejt fitores në 25 Prill!

#DiteMeTeMira

22 8

33 3

44 1