“Shkodra është e lënë pas dore!” Pse Ilir Beqja bën të paditurin

Nga Izmira ULQINAKU

Mbrëmë në një nga tv kombëtare, i deleguari i PS në Shkodër, Ilir Beqja bënte të paditurin në lidhje me situatën e rendë ku ndodhet Qarku jonë. Beqes nuk i intereson që Shkodra ka 7 vite që keq qeveriset nga Rilindja. A e di Beqja që shkodranët nuk janë budallenj, prandaj nuk mirëpresin asnjë qeveritar që i ka vjedhur, varfëruar e nëpërkembur.

Duhet ta marrë vesh Beqja që:

Qarku Shkodër, nën qeverisjen e Rilindjes nuk ka përfituar asnjë investim serioz, zero fonde për bashkitë e djathta.

Nën qeverisjen e Edi Ramës, Shkodra u mboll me kanabis, u fuqizuan e u pasuruan bandat kriminale, të cilat menaxhojnë drejtoritë e policisë së Qarkut dhe vendosin për listën e deputetëve të PS.

Në 7 vite, pjesa më e madhe e drejtorëve janë importuar nga qarqe të tjera, duke mos vlerësuar asetet në burime njerëzore që ka qyteti.

Shkodra u zhvlerësua nga Edi Rama, që kur largoi Drejtorinë Rajonale të Arsimit, Drejtorinë Rajonale të Arkivave, Drejtorinë e Mjedisit, Bordin e Kullimit.

Rilindja gjatë pandemisë nuk furnizoi Spitalin e Shkodrës dhe as Qendrat Shëndetësore me materialet e nevojshme për situatën.

Sipas Instatit, shkodranët kanë emigruar në 6 vite, aq sa 3 vitet e para të postkomunizmit.

Është e qartë që sa herë kanë ardh komunistët në pushtet, shkodranët janë persekutuar, janë lënë pas dore pa mëshirë, prandaj e ka të vështirë Ilir Beqja, i mungon argumenti sepse Rilindja i ka vjedhur e varfëruar qytetarët.

https://www.facebook.com/izmiraulqinakuofficial/videos/1604273503088881