Basha përshendet vendimin e BE për të respektuar vendimin e “Venecias”

Kreu i demokratëve ka përshëndetur qëndrimin e Komisionerit Europian Oliver Varhelyi, të ardhur pas deklaratës së kreut të shtetit Ilir Meta se ka kërkuar mendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimet e cilësuara si të njëanshme në Kodin Zgjedhor. Kryetari i PD-së i ka kërkuar Komisionit të ketë parasysh se, me ndryshimet e miratuara, kryeministri Rama po vendos interesin vetjak para atij të vendit.

Komisioneri Europian për Zgjerim, Varhelyi ka reaguar pas deklaratave të Metës duke thënë se beson se Venecia do t’i kthejë shpejt përgjigje palëve të interesuara por ndërkohë ka kërkuar që parlamenti të presë këtë vendim.