Përplasje në debatin presidencial: Trump i përmend aferat e djalit të tij me Kinën, Biden: Nuk e di se çfarë bën djali im

Presidenti Donald Trump dhe kundërshtari i tij Joe Biden patën mbrëmë debatin e dytë dhe të fundit presidencial para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Debati mes tyre zgjati për rreth 90 minuta ku gjatë kësaj kohe ata shkëmbyen akuza të shumta për njëri-tjetrin. Ndër çështjet që u diskuatuan në debat ishin menaxhimin i situatës së Covid-19, kujdesi shëndetësor, rrënimin e ekonomisë për shkak të koronavirusit, rracizmin në SHBA dhe marrëdhëniet me shtetet e tjera.

Presidenti Trump u shpreh se duhet që të votohej për një manadat të dytë pasi SHBA falë tij kishte ekonominë më të mirë në botë para se të shpërthente pandemia si dhe u zotua se do ta rikthente Amerikën në gjendjen e mëparshme ekonomike. Ai gjithashtu e akuzoi Biden dhe paraardhësin e tij, Barack Obamën për gjenden e keqe që e kishte lënë Amerikën. Trump gjithashtu në debat preku edhe skandalin që doli në media për djalin e Joe, Hunter Biden i cili u akuzua se kishte kontrata punë të parregullta me shtete si Kina dhe Ukraina.

Ndërsa nga ana tjetër Joe Biden u mbrojt nga akuzat për djalin e tij duke thënë se nuk është marrë kurrë më punët e Hunter dhe se nuk ka marrë kurrë lekë borxh nga shtetet e tjera. Joe u shpreh se nëe do të zgjidhej president do ta bashkonte vendin dhe jo ta përçante njësoj siç e bëri Trump. Ai gjithashtu përsëriti akuzat e mëparshme për keq menaxhimin e pandemisë si edhe për mos pranimin e fajit për gjendjen që e çoi Covid-i, SHBA-në. Ndër akuzat e tjera që lëshoi Biden ishin edhe për protestat anti-rracore që ndodhën në Amerikë këtë vit për shkak të vrasjes së George Floyd, ku e quajti Trump-in një ndër Presidentët më rracist në historinë e Presidentëve të SHBA-së.