Greva e naftëtareve, ish-deputetja i përgjigjet Ramës: Në një familje të vërtetë gratë nuk lihen pa bukën e fëmijëve

Nga Dhurata Çupi
Zoti kryeministër në ikje, në një familje të vërtetë, gratë nuk lihen pa bukën e fëmijëve. Zonjat e nderuara, nga të cilat ti kërkon që të dalin nga greva, ishin në Tiranë, por nuk denjove as t’i presësh, as t’i dëgjosh.
Këto gra gjithë halle erdhën për dialog nga Ballshi në Tiranë dhe ti u përplase derën në fytyrë! Të paktën, bëhu një here njerezor dhe jepu atë që u takon! Është cinike, e pashpirt, barbare sfida që ti zoti kryeministër u bën atyre grave të mbytura në halle nga parajsa e luksit ku jeton.
Shko tek ato gra, kërkoju ndjesë, paguaji dhe pastaj ik!
ilac