Banorët e Sharrës në revoltë ndaj Veliajt: Po na grabit pronat! Korrupsion i madh! Hipoteka na ka bllokuar çertifikatat

Banorët e fshatit Sharrë kanë rrëfyer edhe një herë për mikrofonin e Ora News problemin e tyre lidhur me pronat e tyre.

Bëhet fjalë për rreth 250 mijë metra tokë, që sipas tyre, u është marrë me të padrejtë.

“Ka qenë vetëm me dhunë dhe forcë. Nuk kemi patur asnjë mbështetje. Faleminderit ju që po na mbështesni”, tha një banor i fshatit Sharrë.

Ndërsa një tjetër akuzoi qeverinë se po bllokon certifikatat e pronësisë, ndërsa akuzoi edhe media të caktuara që sipas tij, po manipulon të vërtetën.

“Mi ka bllokuar hipoteka, nuk më jep certifikatë. Kam 6 mijë metra katrorë sipas Ligjit 7501. Top-Channel vjen këtu dhe kap banorët që janë në punë, që i korruptojnë për 300 mijë lekë.

Na kanë marrë, na kanë çuar në komisariat, pa dhënë asnjë arsye. Na kanë dhunuar. Kemi mbjellë 2400 rrënjë pemë. Ku janë këto pemët? 1200 rrënjë ullinj kam vetëm unë.

E gjithë toka është me pronar, por certifikat e pronësisë i ka bllokuar shteti. Është një korrupsion i madh”.

Banorët paralajmëruan se, nëse rasti i tyre nuk merr zgjidhje atëherë protesta e tyre do të përshkallëzohet deri në bllokimin e rrugës.