Ballina Sport Humbja turpëruese në Champions, Reali urgjentisht të blejë Neymar dhe Mbappe!

Humbja turpëruese në Champions, Reali urgjentisht të blejë Neymar dhe Mbappe!

Tjetër ndeshje për t’u harruar nga Real Madridi i Zinedine Zidane, tjetër humbje këtë edicion.

Los Blancos, pas humbjes befasuese nga Cadiz, në njëfarë mënyrë u turpëruan në Ligën e Kampionëve nga Shakhtari, duke u mposhtur 2-3 në Alfredo Di Stefano.

Legjenda e Real Madridit, Guti Hernandez, mendon se dyshja e Paris Saint-Germain, Neymar dhe Kylian Mbappe do të ishin zgjidhja ideale për Los Blancos.

Mbappe ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022 dhe lidhet fuqishëm me Realin, ashtu si Neymari që nga viti 2017 kur u largua nga Barcelona.

“Që tani do t’i transferoja Neymarind dhe Kylian Mbappen në Real Madrid”, u shpreh Guti.

Ai gjithashtu tha se e ardhmja e Realit, por edhe e Barçës, mund të jenë Ansu Fati dhe Vinicius Junior, të cilët po ashtu sipas tij do të bëjnë diferencën edhe në “El Clasico”.

“Ansu Fati te Barcelona dhe Vinicius [Junior] te Real Madridi mund të bëjnë diferencën. Janë lojtarë të talentuar dhe do t’i dhurojnë shumë La Ligës”.

Exit mobile version