FOTO-FAKT, këshilltarja e Ahmetajt me urgjencë në zyrën e koncesioneve tek Financat për inceneratorët

Këshilltarja e minisrit të Rindërtimit, Alda Klosi është dërguar dy ditë më parë me urgjencë në zyrën e Drejtoreshës së koncesioneve në ministrinë e Financave, personi në foto lart, për të marrë të gjithë dokumentacionin e koncesioneve të inceneratorëve autor i së cilave është Ahmetj, i urdhëruar nga Rama.

Skandali I inceneratorëve ka trembur grupin kriminal të kapur në vjedhjen e 430 milionë eurove të kontratktuara për të shkuar nga duart e shqiptarëve në xhepat e Ramës, Ahmetajt dhe veglave të tyre E gjithë qeveria është ngritur në mbrojtje të kësaj afere gjigande korruptive, ndërsa mbahet nën presion SPAK për të mos lejuar që të hetojë.

Kjo foto është një provë tjetër e asaj që po ndodh Brenda qeverisë dhe ministrive ku të gjithë janë ngritur në këmbë për të zhdukur gjurmët e krimit. Kryetari I opozitës ka deklaruar dy ditë rradhazi se agjencitë partnere po bahskëpunojnë me PD dhe po ndjekin gjurmët e transaksioneve se ku kanë pëtfunduar milionat e vjedhura shqiptarëve.

Kreu i opozitës, Basha deklaroi në një konferencë për shtyp se do të gjurmohen këto para.

“Nuk ka shqiptar që nuk e kupton se kjo paralizë totale e drejtësisë, edhe e drejtësisë së re dhe kjo vello censure që u është hedhur shumicës së mediave shqiptare për këtë aferë, komandohet vetëm dhe vetëm nga bashkimi i interesave mafioze të mafies së plehrave me interesat korruptive të Edi Ramës, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknurit, Lefter Kokës, Erion Veliajt dhe përfaqësuesve të mafies së plehrave në këto afera.

Kjo, është një arsye më shumë dhe një angazhim dhe për qeverinë e ardhshme, që në krye të listës së sfidave dhe problemeve me të cilat do të ballafaqohet vendi, shumë shpejt të jetë edhe ligji anti-mafia që prezantova këtu para jush dhe që t’i gjurmojmë paratë e tyre kudo ku i kanë, në Maltë apo në Qipro, në Singapor apo në Hong Kong.

Kudo ku i kanë fshehur paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve dhe me ligjin që kemi propozuar t’ua gjurmojmë, t’ua sekuestrojmë, konfiskojmë dhe kthejmë këto para zotëve të tyre të vërtetë, që i kanë nxjerrë kacidhe pas kacidhe dhe nga xhepat e tyre që janë taksapaguesit e varfëruar shqiptar,” tha Basha.

Në lidhje me këtë çështje, ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj u pyet nga Juli Krisafi në SYRI TV.
“A keni informacion për kompanitë offshore ku janë depozituar paratë,” pyeti moderatorja.
“E konfirmoj, por kaq”, tha Alibeaj. Sipas tij, shumë shpejt do të bëhen të ditura të tjera informacione.