Basha: Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike, plani ynë ndihmon cdo shqiptar në vështirësi

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video ku një pronar lokali flet për taksat e larta që paguan. Basha shkruan në reagimin e tij se, biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike.

“Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit, ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret”, shprehet Basha.

https://we.tl/t-4WRFuALLLg
Gani Rama, pronar lokali:
Unë jam Ganiu, zotëroj një biznes të vogël mbi 20 vjet. Në vitin 2018 jam futur biznes me TVSH. Unë paguaj 2.5 milion lekë të vjetra në vit vetëm nga TVSH-ja që na është ngarkuar, edhe mendoj që është bërë një gabim shumë i madh që na vutë TVSH-në biznesit të vogël.

Përveç kësaj, ne kemi dhe taksën e arsimit. Ka 5-6 vjet që na është vënë taksa e arsimit dhe akoma nuk na është hequr. Arsimi është shtetëror dhe privat. Ne paguajmë arsimin publik. Për neve nuk është e drejtë se është rëndesë.

Problemet që ka biznesi janë problemet e rritjes së çmimit të ujit dhe korrentit. Uji ka shkuar për biznesin e vogël është gati 2200 lekë metër kubi i ujit, po gjithashtu dhe korrenti që është në rritje.

Jemi jashtëzakonisht keq, kemi fut edhe lekët tona, ato lekë që patëm mbledhur, vetëm e vetëm për ta mbajt këtë biznes në këmbë për t’u ushqyer. Ka muaj që ne nuk çojmë asnjë lekë edhe në shtëpi, vetëm paguajmë detyrimet. Nuk e di si do të veprohet, po në qoftë se nuk vihet dorë në biznesin e vogël ne jemi drejt falimentimit.

Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi

Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret.

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 20. Oktober 2020