Presidenti i Republikës ka sqaruar opinionin për një diversion t% hapiur në mediat afër pushtetit sipas të vilëve, fjala “peng” e përdoruar nga Presidenti në konferencën për shtyp i drejtohej Kryetarit të opozitës, Basha. Presienti ka bërë të qartë se “pengu është Rama”.
“Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për “pengun” i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë!
Kjo është e qartë”, thuhet në sqarimin e Presidentit.
Pyetje: Pyes për një deklaratë të z.Basha që mund të bëni rolin e kryetarit të opozitës nëse ai bën rolin e presidentit?
Ilir Meta: Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt por detyrë e parë e presidentit të Republikës. Presidenti nuk është vetëm komandant i Forcave të Armatosura, por ushtar i parë i Republikës. Këtë duhet ta dijë kushdo, ka ardhur koha që të verifikuar patriotizmin e çdo politikani, por edhe çdo qytetari. Ta dinë të gjithë që do të marrin përgjigjen siç e meritojnë. Ndërsa atij zotërisë, i them, bëj atë që bëri IzetBegoviç, kur e morën peng, thuaj që jam peng dhe vazhdo punën tënde! Se këtë popull nuk e merr dot njeri peng.
Presidenti solli edhe shembullin e politikanit boshnjak, ish-president i Bosnjes, Alija Izebegoviç, i cili u mor peng nga serbët në aeroport dhe i vunë pistoletën tek koka për shkak të një tradhtie ndërkombëtare. Kur u mor peng, i thanë ‘merre atë zëvendësin tënd Ejup Ganiç dhe i thuaj të tërhiqet, të dorëzohet!’ Dhe ai tha ‘dakord’. E lidhën në telefon dhe i tha ‘unë jam peng, ju vazhdoni’.