Basha: Bllokuan planin tonë për trajtimin e mbetjeve sepse donin mafian e plehrave

Enkel Demi: Ai ka nxjerrë një memon tuaj ku thotë: 37 euro për ton plehrash dhe ju keni thënë që kjo nuk është e vërtetë, por është memo…

Lulzim Basha: Jo, jo s’është! Shiko, po futemi në detaje të cilat i interesojnë qeverisë për të humbur provat. Sot Sharra merr 29 euro qytetarëve, ose më saktë shqiptarëve

Enkel Demi: Për ton?

Lulzim Basha: Për ton! Me projektin tonë do të kushtonte 12, ndërsa pjesa tjetër janë investimet që do të bëheshin për të ndërtuar këtë sistem të konteniereve në tokë për të blerë flotën e makinave.

Enkel Demi: A, domethënë 37. Është me gjithë koston e investimeve.

Lulzim Basha: Janë 2 procese, ndërsa ketij vetëm sharra i kushton 29. Po të shikojmë Eco-Tirana e Milio Racit e Ndraghetës…

Enkel Demi: E qartë, e qartë!

Lulzim Basha: Do të shikoni që bëhet fjalë për një. Ju fusin kastile në këtë për të gënjyer. 29 është vetëm sharra me këta. Me ne ishte 12 euro. Pse nuk u bë projekti ynë i plehrave?

Enkel Demi: Domethënë, me gjithë investimin shkonte 37 euro?

Lulzim Basha: Do të vidheshin 17 euro në Sharrë. Sa vidhen në Tiranë do ta bëjmë dhe atë transparente. Mjafton që një gjë do të kuptoni, që plani ynë i cili nuk u bë realitet, se e bllokuan këta, ishte transparent, ishte me garë, ishte me Banken Botërore. Pra, Banka Botërore hartonte temat e referencës dhe do të hapej garë ndërkombëtare etj etj. Ndërsa këta, pastrimin e qytetit e kanë bërë me një kompani, drejtuesi i së cilës sot është shpallur në Verona si bosi i Ndraghetës.

Është arrestuar si bosi i Ndraghetës, ndërsa pastrimin, të ashtuquajturin pastrim në Sharrë që e bëjnë për 17 euro më shumë seç planifikonte studimi ynë. Përgjigja është pse e bllokuan këtë, sepse kishin ndërmend të bënin këtë aferë. Nuk donin as transparence, nuk donin as Bankën Botërore, nuk donin as GTZ-në gjermane donin Ndraghetën e Veronës dhe mafian e plehrave, që vepron sot në Sharrë, në Elbasan dhe në Fier. Kaq është e qartë! Kjo është e gjitha!