Vrasjet dhe atentatet ndaj biznesmenëve/ Basha: Hetimi, sprovë për Prokurorinë! Situata e rendit dhe sigurisë është shumë shqetësuese  

Lulzim Basha: Pamjet që sapo treguat (atentati i dështuar i biznesmenit në Tiranë)  janë shokuese sepse tregojnë shthurjen totale, degjenerimin total të rendit dhe sigurisë në vend e konfirmojnë dhe e tregojnë sepse ne e dimë shumë, më shumë, raste të tjera. Keni parë brenda javës ka patur raportime për viktima në fushat e kanabisit në Malësinë e Madhe. Tani në Vlorë ditën e djeshme. Domethënë ka një shthurje totale të rendit dhe sigurisë. Rendi dhe siguria nën këtë qeveri janë, kanë, kanë prekur fundin dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse në qoftëse kemi një qeveri e cila në ditën e saj të fundit i ka përfunduar të gjitha vëmendjen të gjitha bateritë për të zhvatur çfarë të mundet, një nga fushat e para që vuan është fusha e rendit, fusha e sigurisë ku krimi po bën kërdinë dhe njerëzit janë të pasigurtë. Testi i rastit që ju treguat sot është se sa me shpejtësi do të hetojë policia? Spese shqetësuese është që ky rast në..

Enkel Demi: Nuk duhet të jetë vetëm policia, por duhet të jetë dhe BKH që duhet të lëvizi.

Lulzim Basha: Policia, prokuroria, institucionet përkatëse, domethënë pyetja është pse shumë media shmangen denoncimeve të kësaj rasti?

Enkel Demi: Po pse shmagen?

Lulzim Basha: Kjo është pyetja që shtroj unë sepse nga një herë kemi dhe ne të drejtë të shtrojmë pyetje jo vetëm gazetarët apo dhe… Pse u shmang kjo dhe pse policia vetë është treguar e ngurtë në komunikimin e këtij rasti? Padiskutim që e ka në komunikatën ditore të policisë sipas analizës që i bënë ekspertët e departamentit tonë të sigurisë, ekziston si raportim publik. Por ndërkohë ndryshe nga rastet e tjera që janë edhe më pak të rënda se ky kemi një heshtje totale.

A po veprohet? Personi përkatës ka bërë denoncimet sipas informacioneve që kemi marrë ne. Ndërkohë që ka një heshtje nga ana e policisë, një heshtje nga ana e prokurorisë, një heshtje nga një numër i madh mediash. Ndaj kërkesa që kam sot është që të bëhet urgjentisht transparencë për këtë rast. Kush qëndron pas këtij rasti? Çfarë hetimesh po ndërmerren? Dhe njëherë dua të theksoj se për ne është shumë shqetësuese që në këto ditë të fundit të saj, jo se ka shkëlqyer këto 7 vite por këto ditë të fundit të saj qeveria përbën një problem dhe jo një zgjidhje për rendin dhe sigurinë që natyrisht është një problem për sigurinë e jetës së qytetarëve shqiptarë, të biznesit të qytetarëve të zakonshëm.

PPP dhe koncensionet korruptive, Basha: Do t’i nënshtrohen Ligjit Antimafia. Kush ka shkelur ligjin, para drejtësisë

Lulzim Basha: Ky është një amendim në ligjin anti-mafia që do të bëj të mundur verifikim, sekuestrimin dhe konfsikimin e të gjitha të ardhurave të personave privat apo shtetëror të pasurisë të qytetarëve publik që verifikohen që kanë abuzuar me detyrën. Po kështu dhe të personave të afërm me pronarë të kompanive apo zyrtarëve që demostrohet që kanë abuzuar me detyrën.

Pra, një paketë anti-mafia që synon goditjen e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, mbrojtjen e pasurisë publike, garantimin e konkurencës së lirë dhe objekt i verifikimit do të jenë të gjitha kontratat PPP, të gjitha kontratat koncensionare, të gjitha kontratat e prokurimit publik, të gjitha kontratat e tjetërsimit të pasurisë publike, të gjitha aktet për leje, autorizime, licensa për shfrytëzimin e pasurisë publike. Ligji siç e kemi detajuar dhe në propozimin tonë do të ketë fuqi prapavepruese, kontratat abuzive dhe korruptive do të anullohen.

Ka dhe sot dizpozita të qarta në ligjë që nuk zbatohen që kur dokumentohet një kontratë është abuzive është e pavlefshme me efekt prapa veprues dhe pasuria e përfituar në kundërshtim me ligjin, ju kthehet qytetarëve. Risi e ligjit nuk është thjeshtë që çohen në prokurori dhe të dënohen penalisht por që me këtë mekanizëm anti-mafia pasuritë dhe paratë e tyre do të sekuestrohen, natyrisht kjo do të bëhet në mënyrë të tillë që çdo hap i verifikimit i hetmit dhe i konfiskimit apo sekuestrimit të pasurive të bëhet në mënyrë transparente, konform normave ligjore të Shqipërisë dhe konventës europiane të të drejtave të njeriut.