Inceneratorët/ Basha: Ja pyetjet të cilave nuk u përgjigjet dot Edi Rama

Lulzim Basha: Pse je lidhur me këtë person? Me këtë Klodian apo Mirel Mërtiraj apo Klodian Zotaj?

Ku e kishin këta eksperiencën me inceneratorët?

Pse i ke dhënë qindra milionë euro kompanive të sapo krijuara? Te sapo krijuara, pa patur asnjë investim, as një kosh plehrash, asnjë makinë përpunimi. Kompania e sapo krijuar me 100 mijë lekë të reja kapital, 1 mije euro kapital.

Pse këta miqtë e tu kanë shpikur gjithë këto kompani, i kanë fshehur në guacka jashtë shtetit, me drejtor fiktiv me ndryshime emrash të kompanive çdo katër, pesë muaj?

Pse nuk është botuar në fletore zyrtare as kontrata e incrneratorit të Fierit, as kontrata e inceneratorit të Tiranës?

Si ka mundësi që nuk botohet kontrata që ke lidhur ti si shtet me dy inceneratorë?

Si ka mundësi që ke paguar deri tani, ke nxjerrë nga buxheti 75 milionë euro pa patur kontratë të botuar në fletoren zyrtare?

Dhe e fundit që nuk është e dhënë as e opozitës, as e ndonjë institucioni tjetër por është e dhënë e vetë qeverisë. Ministria e Financave ka njoftuar muajt e shkuar që megjithëse janë përlarë me dhjetëra miliona euro nga buxheti. Nuk është investuar as 12% e fondit që duhet të ishte investuar. Ja po themi maksimumi 20%, si ka mundësi që ti paguan 75 milionë euro, paguan dhjetëra milionë euro në kohë pandemie dhe nuk kontrollon investon apo nuk investon?

Ku kanë shkuar këto para?

Ku janë lekët e shqiptarëve?