Ballina Notizie Projekti “Basha” për mbetjet do kushtonte 12 euro/toni, ai i Rama-Veliaj, 29...

Projekti “Basha” për mbetjet do kushtonte 12 euro/toni, ai i Rama-Veliaj, 29 euro/toni

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar se trajtimi i mbetjeve me kontenierë nën tokë, siç ishte parashikuar kur Tiranën e drejtonte ai, do të kushtonte vetëm 12 euro për ton, kurse sot sipas aferës Rama-Ahmetaj –Veliaj kushton 29 euro për ton dhe pikërisht kjo kosto është arsyeja pse Rama me Veliajn e bllokuan studimin e fizibilitetit të Bankës Botërore me 12 euro përpunimi.

I pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp për akuzat që hodhi dje kryebashkiaku Erion Veliaj ndaj tij dhe familjarëve të tij, Basha tha se e ka gati padinë e tretë për ta dërguar në prokurori për këto gënjeshtra, që të hënën.

Z. Basha, kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka hedhur akuza ndaj jush dhe thotë se e keni “shitur” Astirin për makinë dhe pushime dhe i pushuat akuzat për oligarkët pasi morët vilat në Lalz dhe në Rolling Hills dhe ka hallin e pazarit të prishur të kunatit me kompaninë. A keni ju një kundërpërgjigje për z. Veliaj?

Basha: Për të tri gënjeshtrat e vemjes, që bëhen për të hequr vëmendjen nga afera ku është kapur ai dhe shefi i tij është dorëzuar padi penale në prokurori. Pra, si për gënjeshtrën për vilat, si për gënjeshtrën për makinat është dorëzuar padia dhe ju informojë që të hënën dorëzohet padia tjetër për shpifjen dhe gënjeshtrën që ka bërë në raport me inceneratorët.

Tani, për sa i përket inceneratorëve, ky është studimi i bërë nga Banka Botërore dhe bashkia e Tiranës, që bënte të mundur që brenda një viti nga fillimi i punës, kontenierët e plehrave të futeshin nën tokë brenda Unazës së Vogël; brenda tre vitesh të futeshin nën tokë në të gjithë bashkinë e Tiranës dhe trajtimi i tyre në Sharrë të bëhej për 12 euro, nga 29 euro që e bën ky hajduti bashkë me hajdutët e tjerë.

Këto janë shifrat që kishte përgatitur Banka Botërore dhe me çfarë çmimi po e bëjnë hajdutët Rama, Veliaj dhe Ahmetaj.
Unë e di që i kanë kapur disa media prej fyti po shumë shpejt do të përballen dhe në prokuri dhe në gjykatë.

Ky studim që u bllokua, po të vihej në punë, qytetarët e Tiranës do të kishin trajtim me kontenierë nën tokë, ndërsa kostoja e përpunimit të tyre do të ishte 12 euro, krahasuar me 29 euro. Këtu keni edhe arsyen pse bllokuan studimin e fizibilitetit të Bankës Botërore!”

Exit mobile version