Ballina Aktualitet Numri i të prekurve me Covid rritet, Basha: E vetmja masë e...

Numri i të prekurve me Covid rritet, Basha: E vetmja masë e qeverisë është të gjobisë qytetarët

Basha ka akuzuar sërish qeverinë shqiptare për keqmenaxhimine situatës së pandemisë në vend, ndërsa shtoi se thesari është duke u zbrasur çdo ditë nga pagesat korruptive.

“Qeveria nuk ka marrë asnjë masë ndërkohë që rritet numri i të prekurve me Covid. E vetmja masë e qeverisë është të gjobisë qytetarët. Thesari zbrazet nga pagesat korruptive për inceneratorë, mbushet me gjobat mbi qytetarët.

Vende të tjera kanë paguar paketën e katërt ndërkohë që kreu i përkoheshëm i qeverisë gënjen dhe për paketen e tretë. Nuk ka asnjë transparencë mbi numrin e testimeve nga shteti dhe numrin e testimeve që bëjnë privatisht vetë qytetarët.

Jo vetëm 257 të shtruarit e sotëm, por edhe qindra të tjerë që nuk u bëhet tamponi në shtet, blejnë privatisht paketën e trajtimit anti-COVID.

Gjobat, përgjigjja e Edi Ramës ndaj pamundësisë së qytetarëve për të mbuluar kostot e trajtimit anti-COVID”, u shpreh Basha.

Exit mobile version