Ballina Aktualitet Varhelyi: Po analizojmë vendimin e Kuvendit për “Zgjedhoren”, koalicionet parazgjedhore të mos...

Varhelyi: Po analizojmë vendimin e Kuvendit për “Zgjedhoren”, koalicionet parazgjedhore të mos ndalohen

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se, koalicionet nuk duhet të ndalohen. Varhelyi ka theksuar sërish se, krijimi i Gjykatës Kushtetuese është një ndër pikat kyçe për organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë.

“Sa i përket reformën zgjedhore, ne po analizojmë votën e Kuvendit. Duke u bazuar te debati politik përpara dhe gjatë procesit të votimit, duket se ka të bëjë me një çështje që e thashë edhe dje. Për sa kohë që koalicionet paszgjedhore nuk parandalohen, atëherë ne mund ta shikojmë atë ligj me një mendje të hapur, por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicione para dhe pas zgjedhjeve. Shpresojmë shumë që pas marrëveshjes së 5 qershorit, shpresoj që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje”, u shpreh Varhelyi.

Komisioneri tha se, është vendimtare sundimi i ligjit dhe klima e investimeve në vend, duke apeluar për një gjyqësor të pavarur.

“Na duhet të shikojmë që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të jenë në punë”, nënvizoi ai.

Kryeministri u pyet edhe për kushtin tjetër, atë për një Gjykatë Kushtetuese funksionale, për të cilën tha se nuk është përgjegjësi direkte e qeverisë, për shkak se pastrimi i kërkuar nga Vettingu ishte i paimagjinueshëm.

“Nuk bëj dot parashikime se nuk varet nga Kryeministria procesi i vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Reforma në Drejtësi ka bërë që i gjithë procesi të jetë i pavarur, shpresoj që kjo të ndodhë. Bindja ime është që Shqipëria nuk mund të penalizohet se ka bërë spastrim shumë të madh. Pse nu kemi Gjykatë Kushtetuese funksionale? Mos vallë kemi eleminuar nga Kushtetuta? Jo, nuk kemi gjykatë se bëmë spastrim që as nuk e ka parë në imagjinatë asnjë vend në rajon. Ne kemi bërë detyrën, spastrimi u krye, plotësimi ka kohën e vetë. Tani nuk varet nga qeveria a shtyhet apo nuk shtyhet, por vlerësohet Shqipëria si shtet, jo qeveria, se funksionimi i gjyqësorit është një nga pikat kyçe. Nëse BE do ta shohë si pikë, atëherë nuk do kapet. Nëse do kapet, do kapet. Progresi është i qartë. Ne do bëjmë punën”.

Exit mobile version