Ballina Aktualitet Gjendja tek bizneset në mes të Tiranës është katastrofë, asnjë lek xhiro!...

Gjendja tek bizneset në mes të Tiranës është katastrofë, asnjë lek xhiro! Basha: Edi Rama do të largohet me votë plebishitare!

• Gjendja tek bizneset në mes të Tiranës, tek Rruga e Durrësit, “Myslym Shyri, është katastrofë. Bizneset nuk bëjnë asnjë lek xhiro për ditë me radhë.
• Numri i atyre që po humbin vendin e punës po shtohet në mënyrë të përditshme. Bizneset po zhyten në një krizë që po thellohet. Qeveria e ka harruar dhe braktisur biznesin pa asnjë ndihmë.
• Çeku 1 mijë euro për bizneset e vogla lehtëson krizën dhe i ndihmon për të mbajtur njerëzit në punë. 200 mijë lekë për bizneset qe rimarrin në punë të larguarit. Injektimi i këtyre parave në ekonomi rrit konsumin.
• Arsyeja pse Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka një paketë të re ndihme është se Shqipëria ka një qeveri dhe një kryeministër që taksat i vjedh me një grusht oligarkësh.
• Vetëm me prokurorime publike, KLSH ka nxjerrë 300 milionë euro abuzime. Paketa jonë që jep ndihmë konkrte për biznesin, shëndetësinë dhe arsimin është 312 milionë euro.
• Shqipëris i ka mundësitë të bëjë sa Maqedonia apo Kosova. Mjafton qe në 6 muajt e mbetur, Edi Rama të ndalë vjedhjen dhe shpërdorimin e taksave të shqiptarëve.
• Ndryshimet që kalojnë sot janë plotësisht antikushtetuese. Ato tregojnë tmerrin dhe frikën e Edi Ramës nga procesi zgjedhor. Nuk ka formulë që e shpëton Edi Ramën nga dnëshkimi i merituar popullor.
• Sikur vetëm për premtimet e pambajtura dhe për efektin e tyre si litar në fytin e familjeve shqiptare, Edi Rama do të largohet me një votë plebishitare.
KOMUNIKIMI ME GAZETARËT I KRYETARIT LULZIM BASHA PAS TAKIMEVE ME BIZNESE TE VOGLA NË TIRANË
Gjatë mëngjesit të sotëm kam vizituar një numër të madh biznesesh të vogla në Rrugën e Durrësit dhe këtu në Rrugën “Myslim Shyri”. Për banorët e Tiranës dhe jo vetëm, këto njihen si dy rrugë me numrin më të madh të bizneseve, dhe mund të them ndër bizneset më të vjetra në këto 30 vite ekonomisë së tregut. Unë kam qenë vetë dhe kam biseduar me ta. Po të keni mundësi shkoni dhe bisedoni me ta. Gjendja është katastrofë.
E para, ato pak biznese që kanë marrë një ndihmë minimale gjatë kohës së karantinës, siç e kanë marrë e kanë dorëzuar për sigurimet dhe për pagesat e tjera. Taksat e bashkisë i kanë paguar kokërr më kokërr. Konsumi ka rënë në pikatë. Pra, shumica e bizneseve më kanë thënë në një bisedë të lirë që kanë 4-5 ditë që nuk bëjnë asnjë lekë xhiro.
Me përjashtim të vetëm ku gjeta punonjës, të gjithë të tjerët i kishin hequr punonjësit nga puna dhe ishin të vetëpunësuarit, pronarët e bizneseve që kishin marrë përsipër të administronin biznesin e përditshëm, sepse nuk ia dilnin dot të paguanin pagat e personave që mbanin në punë deri para pak muajsh.
Tani, imagjinoni një situatë të tillë në qendër të Tiranës, në zonën me konsumin më të lartë, se këtu është zona me fuqinë blerëse më të lartë krahasuar me çdo vend tjetër të vendit dhe çdo qytet tjetër të vendit, krahasuar dhe me lagjet e tjera të Tiranës, imagjinoni se si është gjendja kudo tjetër.
Jo vetëm që nuk po pakësohet numri i atyre që humbin vendin e punës, por po shtohet në mënyrë të përditshme.
Jo vetëm që bizneset nuk po ngrenë kokë, por po vazhdojnë të zhyten në një krizë ciklike e cila sa vjen dhe thellohet.
E vetmja gjë e sigurt është që do të vijë fatura e taksave. E vetmja gjë e sigurt është që do të vijë fatura e dritës, korrentit, ujit; por asnjë ndihmë, asnjë masë, asnjë plan për të përballuar situatën ekonomike. Të harruar dhe të braktisur nga qeveria.
Po bëhet java, kur ne kemi propozuar një plan me 5 pika për t’i dalë përpara të keqes që po vjen, me një fuqi edhe më të madhe sesa ajo që kemi kaluar në këto 6 muaj, me një fuqi më të madhe shkatërruese për ekonominë në veçanti, natyrisht edhe për shëndetësinë.
Në këtë plan me 5 pika, kemi propozuar një çek 1 mijë euro për çdo biznes në këto 6 muaj. Këto para mund të përdoren shumë mirë për të lehtësuar sado pak situatën e krizës, për të paguar faturat e akumuluara të korrentit, ujit, për të paguar apo likuiduar taksat dhe kur është e mundur për të mbajtur në punë njerëzit, në vend që t’i nxjerrin nga puna.
Pjesë e kësaj pakete është edhe një 200 mijë lekësh për çdo biznes që rimerr në punë ata që i ka larguar nga puna.
Ja këtu ku jemi janë 6 apo 7 biznese të mbyllura, këto kanë falimentuar. Por në krah të tyre janë biznese të tjera që po bëhen gati të mbyllin dyert sepse s’ia dalin më. Dhe tre biznese më andej është dikush që më tha se kishte hequr dy vajza nga puna, “merrnin një pagë minimale por i kam hequr nga puna”.
Ky biznes, si çdo biznes tjetër në Shqipëri që ka të njëjtën situatë, do të rimerrte në punë këto dy vajza që i ka hequr nga puna me planin tonë do të përfitonte një 200 mijë lekësh të vjetër përgjatë 6 muajve të ardhshëm.
Kjo do të ishte e mjaftueshme për t’iu paguar atyre një pagë minimale dhe për të paguar detyrimet, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, por të paktën ato dy vajza nuk do të ishin pa punë, pa lekë në shtëpi apo në kërkim të një pune tjetër por do të kishin një pagë minimale.
Exit mobile version