Ballina Politikë Kërkesa ime është që plani me 5 pika të nisë të zbatohet...

Kërkesa ime është që plani me 5 pika të nisë të zbatohet menjëherë për nevojën urgjente të 1 milion shqiptarëve për mbijetesë

Nga Lulzim BASHA

Sot në qytetin e Elbasanit, bisedova me qytetarë dhe biznese rreth situatës së rëndë ekonomike, sociale dhe braktisjes së plotë nga qeveria. Qyteti është në depresion të plotë. Të rinjtë duan të largohen ndërsa bizneset kanë ulur qepenat. Qytetarët nuk kanë të blejnë ushqimet bazë apo ilaçet.

Qytetarëve dhe bizneseve i tregova për planin e rimëkëmbjes ekonomike. I shpjegova disa nga pikat e Planit të Rimëkëmbjes dhe disa nga përfitimet e drejtpërdrejta për ta dhe ekonominë në kolaps:

• Çeku 1000 euro për biznesin e vogël;
• Pagesa mujore 160 mijë lekë për këdo që ka humbur punën;
• Ndihma 200 mijë lekë në muaj për biznesin për çdo person që kthen në punë;
• Shtesa mujore prej 20 mijë lekë për të gjithë pensionistët;

Kërkesa ime është edhe sot që ky plan të nisë të zbatohet menjëherë vetëm e vetëm për nevojën urgjente të 1 milion shqiptarëve për mbijetesë. Batutat pa kripë të Edi Ramës as nuk hahen, as nuk pihen.

Exit mobile version