Beqaj i koncesioneve “u shet” suksese shkodranëve! Investimi i vetëm i Ramës në Shkodër janë personat e inkriminuar

Nga Bardh SPAHIA

Ish-ministri i koncesioneve korruptive Ilir Beqaj ka folur për suksese të rilindjes sot në Shkodër. Puna më evidente e Edi Ramës në fakt, shihet pikërisht në Shkodër.

Investimi i vetëm i Edi Ramës në Shkodër janë personat e inkriminuar, si ata që i veshi me pushtet e i nxorën bojën ndërkombëtarisht, ashtu edhe të tjerët, që flasin e veprojnë në emër të tij, duke i hequr cdo mundësi përfaqësimi e punësimi edhe vetë socialistëve, e aq më tepër qytetarëve shkodranë. Dhe Beqaj i koncesioneve korruptive ka kurajon ta quajë normalitet këtë situatë, me zë e figurë!!!

E vërteta kokëfortë, që e kuptojnë mirë socialistët, dhe sidomos shkodranët është se Edi Rama nuk i sheh si qytetarë për t’u shërbyer, por si ushtarë për t’u marrë vota, që të ketë mundësi të shkrijë edhe më tej taksat e qytetarëve në koncesione korruptive edhe në shëndetësi, si ato me procedura të errëta fiktive e fitues të paracaktuar, të bëra nga vetë Beqaj, simboli i korrupsionit dhe modelit të këtyre 7 vite qeverisje të Edi Ramës, të kallëzuar në SPAK nga Partia Demokratike!

Këtë model jo vetëm qytetarët por edhe socialistët e Shkodrës e refuzuan gjatë farsës për “votimet” e fundit lokale! Njëlloj do ndodhë në të gjithë Shqipërinë më 25 Prill!