Belinda nuk ka të ndalur! Tender tjetër 100 milionë euro me fitues të paracaktuar

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar një tjetër skandal të ministres Belinda Balluku. Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, tenderi i hekurudhës Tiranë-Durrës-Aeroport është manipuluar.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ndrikull Ballukja nuk ka te ndalur!

Nje tender tjeter prej 100 milione euro me fitues te paracaktuar.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital per vjedhjen e madhe te radhes me tenderin e hekurudhes Tirane-Durres-Aeroport. sb

Pershendetje Doktor!

Mbas shumë zvarritjesh, sot u zhvillua tenderi i hekurudhes Tiranë-Durrës-Airoport.

Ishte tender tipik i manipuluar: nga pesë konkurenë, dy nuk moren pjese fare në tender, dy dhane oferten maksimale dhe nje fitoi tenderin e telekomanduar.

Ja dhe ofertat të cilat nuk jane bere te njohura akoma per publikun:

  1. INC: 69.69 milion Euro (include 5% provision sum), no VAT
  2. STS: 92.29 milion Euro (include 5% provision sum), no VAT
  3. Sinohydro: 92.59 milion Euro (include 5% provision sum), no VAT.

Verifikoje në kanalet e tua dhe do të shohesh qe kjo eshte 100% e vertete.

Nuk po zgjatem ketu në faktin qe djali drejton bordin e tenderave në ministrine e transporteve, ndersa i ati eshte autori i dizanjit të ketyre projekteve…!

Gjithe të mirat!