Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar marrëveshjen ekonomike. Kryeministri Avdullah Hoti, ka qenë nënshkrues i marrëveshjes për Kosovën, kurse në anën tjetër ajo është nënshkruar nga një prej zyrtarëve amerikan.
Është nënshkruar marrëveshja në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeshefit ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ka qenë edhe presidenti Hashim Hashim Thaçi dhe kryekuvendarja Vjosa Osmani.
Marrëveshjet e nënshkruara sot janë në vazhdën e marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Ambasadori amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka thënë se janë në Kosovë, për të nisur zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit. Geenell deklaroi se duan implementim të ujdisë së Washingtonit, dhe për këtë ai thotë se ndihet mirë kur mësoi se tashmë secila ministri ka angazhuar grupet për të punuar me amerikanë.
”Ajo çka ne po duam është të bëjmë një zotim para jush, që zbatimi i marrëveshjes është ajo për cfarë kemi ardhur. Nuk dëshirojmë fjalë boshe. Ne mund të shkojmë përpara me zhvillimin e ekonomik për përmirësimin e civilizimit”.
”Falënderoj Presidentin Thaçi dhe kryeministrin tuaj, po tregoni forcë dhe vullnet. Secila ministri ka krijuar grupet për të punuar me amerikanë për të jetësuar këto projekte. Krijimi i vendeve të punës për të rinjtë, krijon një energji të re rreth zhvillimit ekonomik”.
Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka thënë se është i lumtur ta mirëpresë delegacionin amerikan në Kosovë.
“Prezenca e tyre e tregon seriozitetin për zbatimin e një marrëveshjeje, e cila po cilësohet marrëveshje historike drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve. Kishim një bisede të gjerë për të gjitha pikat e marrëveshjes, do të lëvizim shpejt drejt zbatimin të kësaj marrëveshje.
Marrëveshja që kemi arritur do të krijojë mijëra vende të punës, do të shndërrojë Kosovën dhe regjionin më të integruar. Ne jemi angazhuar si Qeveri dhe kemi bërë përgatitjet e duhura të lëvizim drejt zbatim të marrëveshjes”, tha ai. Kurse, kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler theksoi se do të investojnë 100 milionë dollarë në Kosovë.
“100 milionë dollarë do të investojmë në Kosovë, ne kemi ardhur me kolegë që të ju tregojmë së sa jemi serioz. Ne jemi këtu për të nënshkruar një marrëveshje dhe për te investuar”, tha ai.
Ndryshe, Delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po udhëhiqet nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, po ashtu në delegacion do të jetë edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.