Zbulohet e vërteta e helmimit të liderit të opozitës ruse

Që nga momenti i shtrimit, është menduar se kreu i ópozitës ruse, Alexei Navalny u hèlmùa pasi piu një filxhan çaji në aeróport. Ekipi ndihmës i tij pretendon se ka hedhur dritë mbi të vërtetën dhe se në fakt ai është s ëmurë, pasi piu një shishe uji në dhomën e hotelit, ku po qëndronte në Siberi.

Ndihmësit e tij thonë se me të mësuar lajmin i kishin kërkuar një avokati të shkonte në dhomën e hotelit në Tomsk e të merrte gjithë çfarë gjente aty. Nga dhoma e Nalvaly-n u morën disa shishe uji të cilat u analizuan. Dy javë më pas, laboratori gjerman nxorri të dhënat për gjetjen e gjurmëve të Nóvichok-ut, pikërisht substanca toksike me të cilën u helmua Navalny.

“Tani e kemi kuptuar: Helmímí është bërë para se ai të largohej nga hoteli”, thuhet në një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Përpara dy ditësh, 44-vjecari që mendohej se ishte shënjestruar në aeroport, arriti të marrë frymë vetë dhe postoi një foto nga spitali. Navalny, figura kryesore ópozitare në Rusi dhe një krítik i áshpër i presidentit rus, Vladimir Putin, vazhdon të trajtohet në një spítal gjerman në Berlin. Ekipi i tij dyshôn se ai është hèlmùar me ùrdhrat e Putinit, ndërsa Kremlini ka môhùar çdo përfshirje.