Marrëveshjet në Shtëpinë e Bardhë, Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Presidenti amerikan Donald Trump është nominuar për çmimin Nobel për Paqe 2021.

Ndikimi i tij në marrëveshjet ndërkombëtare të cilat kanë sjellë rivedosje të marrëdhënieve mes vendeve dhe paqe ka bërë që anëtari i parlamentit norvegjez, Christian Tybring-Gjedde të nominojë Trumpin për çmimin Nobel.

Kujtojmë se e fundit marrëveshje e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ishte Kosovë- Serbi, për çështje ekonomike por edhe politike që u lidhën më shumë me Izraelin.

Por marrëveshje e vitit pritet të jetë ajo e arritur mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Po ashtu Trump propozoi edhe një marrëveshje Izreal- Palestinë, që u refuzua nga këta të fundit.

Po ashtu Trump ka ndikuar edhe në tensione të tjera në Lindjen e Mesme duke shfrytëzuar lidhjet me Presidentin turk Erdogan dhe liderë të tjerë.