Nëndrejtori i spitalit të Gjirokastrës, Martin Gorici disa ditë më parë u konfirmua pozitiv me Covid-19, por ai nuk përfill vendimin e qeverisë për të qëndruar i izoluar në banesë që të mos infektojë persona të tjerë.
Bëhet e ditur se, ditën e djeshme atij i është marrë tamponi i dytë, përgjigjia e të cilit nuk dihet ende ndërkohe që është parë të levizë lirshëm në qytet, madje të frekuentojë dhe disa prej bizneseve.
Mësohet se ai e ka kryer në mënyrë private tamponin e dytë, ndërsa burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik nuk kanë një përgjigje zyrtare për sa i përket negativizimit të tij. (Edhe nëse i del negativ ai nuk duhet të dali pasi është kontakt i afërt me bashkëshorten dhe vajzën e tij ).
Ato janë konstatuar pozitive vetëm disa ditë më pas se vetë Borici, dhe vijojnë që të jenë pozitive dhe të jetojnë në të njëjtën banesë.
Afati prej 14 ditësh nëndrejtorit i përfundon nesër, por përmes njohjeve të tij ka siguruar që tamponi të dërgohet në Tiranë me ambulancë, dhe jo me makinën e DSHP-së siç ndodh e qytetarët e tjerë.