Ballina Sport Djokoviç godet me top gjyqtaren, përjashtohet nga US Open, reagimi…

Djokoviç godet me top gjyqtaren, përjashtohet nga US Open, reagimi…

Novak Djokoviç ka kërkuar falje pasi ka goditur me top në fyt gjyqtaren e vijave në US Open, duke thënë se ndien keqardhje që i ka shkaktuar asaj aq shumë stres.

Numri një i botës, Djokoviç u diskualifikua nga ndeshja e rundit të katërt kundër spanjollit Pablo Carreno Busta, për shkak të këtij incidenti.

Tenisti serb i nxori një top nga xhepi dhe e goditi atë me reketin e tij nga mbrapa, duke e qëlluar drejt e në fyt gjyqtaren.

“Jam vërtet i trishtuar dhe i palumtur për shkak të kësaj ndodhie”, tha Djokovic në një reagim pasi u përjashtua nga grand slami i US Open.

“Më vjen shumë keq që i kam shkaktuar asaj stres të tillë. Ndodhi pa kurrfarë qëllimi. Ishte shumë gabim. Nuk po e bëj publik emrin e saj për hir të privatësisë së saj”, shtoi ai.

Pas një diskutimi të gjatë, Djokoviç u përjashtua nga US Open nga zyrtarët e turneut amerikan.

Ai do t’i humbë të gjitha pikët e fituara deri tani në US Open dhe po ashtu edhe paratë të cilat i ka fituar në këto katër runde. Serbi 33-vjeçar rrezikon edhe të gjobitet.

https://tiger.cdnja.co/v/qv/qVWlk.mp4?secure=7YGLyu-gLUm8AezD-uS7Vg&expires=1599474600

Exit mobile version