Dokumenti/ Ministri blen makinë 100 mijë euro ndërsa njerëzit janë në çadra dhe në qiell të hapur

Pas tërmetit dhe pandemisë, qindra mijëra shqiptarë jetojnë në kushtet e mbijetesës, ndërsa qeveritarët dhe gjithë zyrtarët e Ramës jetojnë në luks.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka blerë këto ditë një makinë 100 mijë euro! Këto çudira ndodhin në një kohë që qytetarët jetojnë në varfëri ekstreme, në një kohë kur mbi 600 biznese kanë falimentuar brenda një muaji!

Kreu i Departamentit të Mjedit, Pyjeve dhe Turizmit në PD, Jamarbër Malltezi ka publikuar dokumentin e blerjes së makinës luksoze 100 mijë euro nga Ministria e Turizmit.

Malltezi shkruan se, është trishtim kur sheh Klosin të blejë 100,000 euro një makinë ndërsa njerëzit janë në çadra në qiell të hapur pas mijëra përbetimeve të qeverisë.

“100,000 euro një makinë për Agjensinë e Turizmit?! Këtu nuk ka shtet, nuk ka qeveri, nuk ka audit të brendshëm ministrie, nuk ka antikorrupsion, nuk ka as prokurori!!!

Trishtim kur sheh Klosin të blejë 100,000 euro një makinë ndërsa njerëzit janë në çadra në qiell të hapur pas mijëra përbetimeve të qeverisë”, shkruan Malltezi.

klosi document