Video-Foto/ Ish-deputeti i PD publikon pamjet skandaloze: Shkollat e Fierit, asnjë kusht për sigurinë e nxënësve!

Nga Luan BAÇI

Fieri nuk është gati për nisjen e vitit të ri shkollor. Disa shkolla janë të rrënuara, si nga jashtë, edhe nga brenda. Bashkia e Fierit Ministria e Arsimit nuk kanë sigurar asnjë kusht për sigurinë e shëndetit të fëmijëve. Dështimi është i dukshëm në të tre shkollat që paraqiten me foto dhe video. Shkolla 9 vjeçare “Liri Gero” në Fier është në gjendje të tmerrshme.

Është e pistë dhe e rrezikshme në kuptimin e parë të fjalës si brenda klasave me dyer, mure dhe banka shqyera e të rrënuara, por edhe në ambjentet e tualetit, të cilin ke merak ta shohësh, jo më të hysh për të luftuar “armikun e padukshëm” duke larë duart. Në video është gjimnazi i Levanit, i cili ka prej vitesh nxënës shëtitës nga një shkollë në tjetrën.

Premtimet e Armando Subashit për këtë shkollë rezultuan mashtrime. Asnjë investim për rindërtimin e shkollës, por qëllimisht është lënë të degradojë, ndërsa nxënësit enden me detyrim në shkolla të tjera. E njëjta gjendje e rënduar edhe me shkollën në Portëz të Fierit. Fotot tregojnë një godinë të frikshme, të rrënuar, të rrethuar me bar e shkurre, me kushte mizerabël, ku armiku i padukshëm mund të bëjë festë.

Shkollat, nxënësit, mësuesit, prindërit në Fier dhe në të gjithë vendin kanë një armik të dukshëm. Ky është pushteti aktual në qeveri me Edi Ramën dhe në bashki me Armando Subashin, që nuk kanë investuar asnjë qindarkë për përmirësimin e kushteve në shkollave.

Gepostet von Luan Baci am Freitag, 4. September 2020

1 7

2 33 4