Ballina Aktualitet Thumana vuan shkatërrimin e tërmetit dhe standardin e dyfishtë të shtetit. Familjet...

Thumana vuan shkatërrimin e tërmetit dhe standardin e dyfishtë të shtetit. Familjet pa shpresë: Po presim dimrin në çadra!

“Përzgjedhja selektive të vret shumë” Thumana detyrohet të vuajë shkatërrimin e tërmetit dhe standardin e dyfishtë të shtetit. Familjet pa shpresë: Po presin dimrin në çadra

DENONCIMI I QYTETARËVE SELMAN MERLIKA DHE ARTUR MIRDITA, THUMANË, BASHKIA KRUJË

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri takoi disa banorë të Thumanës, të cilët i shfaqën shqetësimin për gjendjen dhe pikëpyetjet për të ardhmen e tyre.

Familja e Selman Merlikës jeton në çadër që prej 26 nëntorit të vitit të shkuar kur tërmeti u dëmtoi rëndë banesën. Gruaja e tij është invalide dhe në kushtet në të cilat jeton e ka shumë të vështirë të përballojë sëmundjen. Por megjithë hallet që e kanë zënë, Selmani kërkon shtëpinë e tij ashtu siç e ka patur, asgjë më shumë në tokën e tij që dimri që po vjen mos ta zërë në çadër.

Selman Merlika: Unë quhem Selman Qazim Merlika në fshatin Thumanë vet i gjashtë. Gruan e kam invalide ka nëntë vjet gruan invalide në karrocë. Me thënë të drejtën kur ra tërmeti asnjë dyshek dhome nuk na e dhanë. Asnjë krevat asgjë, asnjë send. Unë nuk dua shtëpia vila. Unë dua siç e kam patur”, u shpreh Selman Merlika, banori, që prej 9 muajsh jeton në çadër.

Orjola Pampuri: Shumë e drejtë! Shtëpinë tënde!

Selman Merlika: Me ma ba në vend shtëpinë time. Veç me ma ndërtu në vend, kaq gjë.

Artur Mirdita, kryefamiljar, ka qysh prej 26 nëntorit që, së bashku me familjen e tij jeton në një magazinë të sapondërtuar për mbajtjen e prodhimeve bujqësore. Ai hedh dyshimet për selektivitet në shpërndarjen e ndihmave, dhe thotë që asnjë autoritet shtetëror nuk ka ardhur për t’i dhënë zgjidhje problemit të shtëpisë së tij, e cila me inspektimet e vitit që lamë pas, rezultoi të ishte e pabanueshme. Mijëra tonelata ndihma të ofruara nga partnerët ndërkombëtarë dhe vëllezërit tanë në trojet shqiptare apo në emigrim, nuk dihen ku kanë shkuar pasi shumë banorë kanë marrë pak ose aspak ndihma këto 9 muaj qe pasuan tërmetin.

Artur Mirdita: Neve i kemi parë me sytë tonë, këtu ka patur një bum, një bum ndihmash vinin, se nga shkonin se çfarë bënin ne nuk dimë gjë, nuk dimë gjë. Ne nuk i shihnim, nuk i shihnim ku shkarkojnë, edhe këtu kur vjen puna asnjeri s’ashtu. Vjen këtu thotë s’ke hyrë në listë. Më tepër jemi indinjuar, për shembull për arsye se këtu te porta ime s’ka ardhur asnjë, ky është problemi më i madh.

Oriola Pampuri: Domethënë e kanë cilësuar DS4 dhe nuk ka ardhur askush që të thotë çfarë do bëhet!

Artur Mirdita: Asnjë. Mua tani me çfarë shohim, se këtu fshat është dhe fshati e ke parasysh ne i dimë krejt problemet e njëri- tjetrit edhe…

Oriola Pampuri: Edhe kjo përzgjedhja selektive…

Artur Mirdita: Edhe kjo përzgjedhja selektive më bën një çikë, më vjen si..nuk e di, të vret shumë”.

Exit mobile version