Trump: Shumë shpejt do të vizitoj Kosovën!

Presidenti Amerikan, Donald Trump, ka folur menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën dhe Serbisë, raportojne mediat qe po ndjekin takimin Kosove-Serbi ne Shtepine e Bardhe.

Ai deklaroi se shumë shpejt mund të vizitojë Kosovën nderkohe qe ai bëri të ditur se Izraeli ka njohur shtetin e Kosovës.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori Presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sakaq mësohet se marrëveshja e sotme në Washington i ka sjellë Kosovës një nga njohjet më të rëndësishme, që prej pavarësisë së saj.

Izraeli, që është aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do t’i bindet presidentit Donald Trump që ta njohë shtetin e Kosovës.