Ballina Kulturë Studiuesit italianë zbulojnë anomalinë që do të sjellë dimrin më të acartë...

Studiuesit italianë zbulojnë anomalinë që do të sjellë dimrin më të acartë të kohëve të fundit

Studiuesit që studiojnë ndryshimet klimatike në Itali së fundmi kanë theksuar se dimri i këtij viti pritet të jetë i ftohtë.

Sipas ilmeteo.it studiuesit kanë zbuluar një anomali të çuditshme në një pjesë të veçantë të Oqeanit Atlantik. Një zonë e madhe e oqeanit midis Groenlandës jug-lindore dhe Islandës po shënohen temperatura sipërfaqësore që janë dukshëm më të ulëta se mesatarja.

Në kuadër të këtij studimi mësohet se kjo anomali me kalimin e kohës mund të ndryshojë qarkullimin e termohalines, që ndikon në dendësinë e ujit.

Ndër të tjera thuhet se kjo prirje e ftohtë në këtë pjesë të Oqeanit Atlantik të vijojë edhe në muajt dhe vitet e ardhshme do të kishte efekte edhe në Itali dhe rrjedhimisht edhe në vendin tonë duke marrë parasysh afërsinë gjeografike me vendin fqinj.

Gjithashtu mësohet se dimri i ardhshëm mund të jetë më i ftohtë dhe madje me dëborë.

Exit mobile version