Rrëfehet babai: Jetoj në pallatin ku më vdiq vajza nga tërmeti! Nuk dua privilegje, vetëm një shtëpi

Mëngjesin e 26 nëntorit, tërmeti tragjik i mori jetën vajzës së tij në moshën 20-vjeçare, Xhesika Biqikut, ndërsa Ilia, jeton ende i vetëm po në atë banesë.

Objecti 5 katësh në Kombinat është shpallur i pabanueshëm dhe autoritetet janë në dijeni të kësaj, por Ilia Biqiku vijon të kalojë jetën në një apartament të shkatërruar dhe që mund ta zërë brenda.
Banori i vetëm i pallatit rrëfen se asnjë nga familjet që jetonin në këtë pallat nuk ndodhet më aty.
Në një intervistë për Fax News, Biqiku tregon me detaje jetesën e tij në kushte mjaft të rënda dhe që trajtohet me një bonus simbolik prej 18 mijë lekësh.

Ai thotë se nuk ka ku të qëndrojë, ndërsa deri më sot, vetëm premtime janë bërë, pasi ndërtesa e re jo vetëm që nuk është ngritur, por nuk është shembur as e vjetra, brenda të cilës jeton banori i braktisur.

Biqiku ka rikthyer në kujtesë mes lotësh përjetimin e nëntorit të vitit të kaluar, 4 ditët e shpresës se e bija do të mijetonte pas plagëve të marra dhe humbjen përfundimisht të saj.

“Jetoj në pallati ku vdiq goca. Unë u kam thënë vetë që do jetoj këtu, dhe me kanë lejuar. Jetoj vetëm. Nusja dhe gruaja kanë marrë apartament të ri kryeministri Rama dhe Erion Veliaj. Jetoj një pallatin që 5 katësh që është vlerësuar në shkallën d4. Unë jam pa punë. Më kanë ndihmuar shokët dhe njerëzit. Dua një banesë tjetër këtu afër të jem afër varrit të vajzës. Nuk du privilegje, por një shtëpi përdhese”, tha Ilia Biqiku. /FaxWeb/