Rama tek Presidenti: Pranoj çdo datë për zhvillimin e zgjedhjeve, përveç…

Kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë deklaratë pas takimit me Presidentin Ilir Meta se çfarë date ka propozuar për zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme.

Megjithatë, burime nga mediat që po ndjekin zhvillimet, thanë se Rama nuk ka caktuar një datë specifike, por ka thënë se i pranon të gjitha datat që do të vendosë Presidenti me përjashtim të datës 2 maj kur janë Pashkët.

Deri më sot, mazhoranca kishte hedhur tezën e mbajtjes ë zgjedhjeve më 18 maj, kurse opozita një muaj më herët, në 18 prill.