Mjekja e njohur humb jetën nga Covid-19

Një kirurge mësohet se ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e Covid-19. Ajo është Zyliha Kraja, kirurge në spitalin e Shkodrës.

Kraja ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare.

Përpara se të infektohej mësohet se gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë, por ditët e fundit u përkeqësua.

Kraja ishte bashkëshortja e dramaturgut të njohur shkodran, Fadil Kraja.

Edhe pse prej vitesh në pension ajo ka vijuar kontributin e saj në spitalin e Shkodrës.

auto risi1599247978