Messi komunikatë për të zbuluar të vërtetën…

Do të qëndrojë…. do të largohet…”, më në fund do të zbulohet e vërteta.

Brenda pak orësh, Lionel Messi zyrtarisht do të zbulojë të ardhmen, nëse do të qëndrojë apo largohet nga Barcelona.

Kështu raportojnë gjitha mediat në Spanjë, sipas të cilave gjithçka do të sqarohet përmes një komunikate që kanë përgatitur avokatët e 33-vjeçarit argjentinas.

Sipas AS, avokatët e Leos do t’i përgjigjen përmes një komunikate edhe La Ligës, gjithçka do të jetë zyrtare brenda pak orëve dhe do të marrë siç duket sot fund telenovela ‘Messi’.

Kjo e bën edhe më interesante situatën nëse do të qëndrojë apo largohet Leo.