Largimi dhe ndëshkimi i Ramës, objektiv historik!

Nga Kastriot ISLAMI

Rama më i dobët se kurrë, po “përgatitet” marifetet për fushatën e ardhshme elektorale… Nga sondazhet e opinioneve, por jo vetëm, dështimi është i sigurtë politikisht e matematikisht….dhe meqë të gjithë janë kundër një mandati të tretë të Rilindjes është e sigurtë që Rama s’do të jetë kryeministër për herë të tretë… Këtë e di edhe ai vetë dhe e pranon… POR? (ka duhet patur parasysh se ka një“por” të madhe)…

Mbi të gjitha opozita duhet të luftojëfort që këtë vullnet “popullor” ta bëjë realitet… Por kjo s’mjafton…Rama dhe kupola e sektit të tij,përvec se duhen larguar, duhet të ndëshkohen rëndë dhe kjo duhet deklaruar.

Opozita në tërësi, madje askush nga opozita, nuk duhet të bëjëmendojë të bëjë kompromis me këtë objektiv “historik”: largim e ndëshkim…Pavarësisht se mund të krijohet përshtypja te ndokush se më Ramën e dështuar dhe të friksuar nga ndëshkimi, beteja për cmontimin do të jetë shumë e vështirë… me kosto shumë të lartë…Pra nuk duhet të “dëgjohen” askush që mendon se Ramës i duhet dhënë dicka sepse kështu është më e lehtë për ta cmontuar dhe nuk duhet të “përzihen” cmontimi me ndëshkimin…

Mendoj se kompromisi me Ramën për ti falur bëmat në shkëmbim të largimit të “lehtë” do të ishte gabim fatal e historik, jo vetëm se është i pamoralshëm, por do tërezultojë një qasje e rrezikshme e jofunksionale…!

Rama e ka treguar disa here, se përmes mashtrimeve dhe lëpirjeve tenton të kalojë rrezikun dhe pastaj hidhet në sulm, por s’është kjo thelbësore. Thelbësore është se “në Shqipëri duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonëmosndëshkueshmëria në mënyrë që të mos përsëriten bëmat nga pushteti i ardhshëm…”. Nëse edhe këtë rradhë do të ndodhë ajo që ka ndodhur për 5 mijë vjet, ka shumë gjasa që vëndi të zhytet të anarki e kaos…Sepse gjithnjë ka një fund…dhe kjo rradhë duket se është e fundit..

Vendi ynë po vazhdon të zhytet nga kriza në krizë më të thellë sepse mungon ndëshkimi. Ose thënë ndryshe, hajduti e krimineli i rradhës maskojnë hajdutin dhe kriminelin e mëparshëm, dhe zullumet e bëmat po kthehen në model qeverisjeje e suksesi apo “sport kombëtar’…

Për më tepër që qytetarëve, këta grabiqtarë i kanë ngulitur në mëndje thënien se “skandali më i madh nuk zgjat më shumë se tre ditë…” sepse vjen skandali tjetër që mbulon skandalin e mëparshëm,  dhe askush nuk ndëshkohet…! Ky rreth vicioz duhet të marrë fund se përndryshe fataliteti duket i pashmangshëm…!

Njerzit e ndershëm, të aftë dhe intelektualët, të pafuqishëm për tu përshtatur me qasjen që “skandali i rradhës maskon skandalin e mëparshëm, apo hajduti i rradhës maskon hajdutin e mëparshëm dhe askush nuk ndëshkohet dhe vetëm të ndershmit lëngojnë” po detyrohen tëlargohen dhe kështu vëndit po i largohet “truri” dhe po i cënohet rëndë “morali”…

Opozita dhe qytetarët e ndershëm duhet të njohin mirëe të binden se c’po përgatit Rama?

Rama vazhdon i vendosur në marrëzitë dhe perversitetin e tij dhe bindjen e tij idiote se mund të shpëtojë nga ndëshkimi.. Dhe për këtë niset nga “supozimi” se opozita është ende e dobët dhe e fragmentuar, dhe nuk ka këllqe për të bërë betejë të ashpër dhe përhap tinëzisht lajme se opozita apo një pjesë e saj është e gatshme që për të fituar pushtetin të bëjë kompromise me të duke mos e ndëshkuar përmes një kompromisi, duke i “lënë si garanci” postin e Presidentit…

Bazuar në këtë qasje, Rama nga ana tjetër, po merr të gjitha masat 1) për të penguar fitoren, të paktën fitoren e merituar, të qartë e të konsiderueshme të opozitës që e kthen atë në forcë të qartë qeverisëse; dhe 2) për rrjedhojë, nëse kjo ndodh, për të detyruar kundërshtarët të negociojnë me të mosndëshkimin e tij e të kupolës së sektit të tij…duke synuar postin e Presidentit të Republikës përmes të cilit mendon se do të siguronte paprekshmërinë e tij e të kupolës së afërt por edhe të pasurive të paligjshme të tyre…me shpresën që në të ardhmen e afërt të kishin një mundësi për një rikthim të “lavdishëm” apo qoftë edhe “nostaligjik”..

Për rrjedhojë, të gjitha veprimet e tij, apo të gjitha rrokadat/riafrimet që po bën së fundmi në mbledhjet e Rilindjes, synojnë të rivendosin në krye të qarqeve apo punëve në parti e qeveri, po të njëjtët njerëz të besuar të sektit të tij, që në realitet janë po ato individëtë përfshirë në grabitjet e pasurive kombëtare e private dhe veprimet e përbashkta me kriminelët e trafikantët deri në blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve… Sepse mendon se ato duke luftuar për vetën e tyre do të mundësojnë arritjen e objektivit të tij personal, shpëtimin nga ndëshkimi…pa e vrarë mëndjen se cfarëmund t’ju ndodhte të gjithë këtyre “bashkëpunëtorëve” nga pazaret e tij. Sepse në fund të fundit për sigurinë e tij është gati ti dorëzojë…

Kjo tashmë është e dukshme dhe e qartë për cilindo që ka pak mënd dhe një minimum ndershmërie;  askush nuk duhet të ketë dyshimin më të vogël, pavarësisht propagandës së ethshme të mashtrimeve e gënjeshtrave apo maskave që do të përdorë kryetari i sektit se Rama po mendon vetëm për “menderen” e tij dhe është gati jo vetëm të lëpihet e jagravitet më këdo nga opozita por edhe të kërcënojë e të bejë sovranistin me ndërkombëtarët mjafton ti shpëtojë ndëshkimit qoftë edhe në shkëmbim të dorëzimit të të gjithë bashkëpunëtorëve qëi ka vënë në ballë të betejës për ti riekspozuar… Dhe për këtë, si frikacak dhe që nuk beson kërkënd, mendon se e vetmja garanci e siguri për mosndëshkimin personal është kapja e postit të Presidentit…