3 drejtues të lartë të policisë dhe disa efektivë preken nga Covid-19

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë ende problematike, ku numri i raste pozitive të diagnostikuara mbetet ende në nivele të larta.

Drejtuesit e policisë së Lezhës si dhe disa efektivë janë prekur nga virusi Covid-19. Burime bëjnë me dije se 3 zyrtarë të lartë të policisë kanë rezultuar pozitivë pas shfaqjes së simptomave dhe kryerjes së tamponit.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 persona si dhe  janë konfirmuar pozitivë 116 të tjerë. Kështu numri i te infektuarve qe nga fillimi i pandemise ne vendin tonë llogaritet 9844.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.