Ballina Aktualitet Marinela Ziu publikon dokumentin: Ministria e Jashtme, 170 milionë lekë nga taksat...

Marinela Ziu publikon dokumentin: Ministria e Jashtme, 170 milionë lekë nga taksat tona për përkthim legjislacioni…

Marinela Ziu, Eksperte në Departamentin e Antikorrupsionit, Aksesit Publik në Shërbime dhe Transparencës në Qeverisje, Partia Demokratike e Shqipërisë, ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së Ramës.

Ziu shkruan se, Ministria e Punëve të Jashtme do të paguajë nga taksat tona 170 milionë lekë për përkthim legjislacioni…

Reagimi i plotë

Në vijim të zhvatjes me tendera, Ministria e Punëve të Jashtme, pavarësisht se ka administratë mjaftueshëm (madje të tejfryrje) dhe që paguhet nga taksat tona, po nga taksat tona, do të paguajë 170 milionë lekë për përkthim legjislacioni…

Në këto 7 vjet, administrata është dyfishuar dhe mbushur me militantë partiakë, të cilët, të vetmen “punë” që bejnë, janë pëlqimet dhe shpërndarjet e propagandës 3D dhe arritjeve imagjinare të qeverisë.

#KundërKorrupsionit

Exit mobile version