Pasojat e tërmetit/ Denoncimi i fortë i banores: Na sorollasin, lekët i marrin ata me vila! Ne jemi pa shtëpi dhe në depresion

Një tjetër banore denoncon situatën e rëndë në të cilën ndodhet pas tërmetit të fundvitit. “Ne jemi pa shtëpi, në ditë të sikletit. Jemi në depresion. Na sorollasin, lekët i marrin ata me vila”, shprehet banorja e kësja zone, Lirie Xhixha.

Lirie Xhixha shprehet më tej se, jetesa në çadër është shumë e vështirë sidomos për fëmijët, dhe mungesa e zgjidhjes para dimrit tjetër, i ka bërë që të kalojnë ditët në siklet të madh dhe në depression.

DENONCIMI I QYTETARES LIRIE XHIXHA, THUMANË, BASHKIA KRUJË

Thumana ishte një nga vatrat që pati më shumë dëmtime dhe viktima nga tërmeti i 26 nëntorit. Banorët, të cilët shtëpitë i kanë të pabanueshme, edhe pas 9 muajve nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga shteti.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ishte në banesën e shkatërruar të Lirie Xhixha e cila thotë se shteti e ka lënë në haresë totale dhe nuk i ka dhënë asnjë lloj ndihme. Edhe çadrën ku rri ajo bashkë me fëmijët dhe bashkëshortin e saj, e ka siguruar vet nga bizneset e zonës.

Lirie Xhixha shprehet se jetesa në çadër është shumë e vështirë sidomos për fëmijët, dhe mungesa e zgjidhjes para dimrit tjetër, i ka bërë që të kalojnë ditët në siklet të madh dhe në depression.

“Jam banore e Thumanës mbi 120 vjet.  Jam vendalie në tokën e Thumanës, me xhaxhat, me vëllezër me motra, me të gjithë njerëzit. Pse pikërisht ky shtet të mos na i bëjë shtëpiat ku i kemi. Ne i duam shtëpiat ku i kemi tokat tona. Unë i kam tokë babe.

Nuk kam në tokë ngatërresa, kam tokë babe. Jetoj me fëmijë të vegjël në çadra mbi 10 muaj pa asnjë përkrahje. Ne jemi pa shtëpi, jemi në ditë të sikletit jemi në depresion. Ne në vend të na japë dorë shteti,ne na japin shtysën. Në në vend me na vënë dorë shteti, ne na japin çadra, këtu jetojmë në çadra, flihet në çadra?

Këtu sot në këtë ditë, në ditën më të shtrejntë, ne po flemë përjashta në verandë me problemet tona që kemi i di krejt shteti, shteti ska bërë asnjë lloj gjëje, asnjë lloj gjëje! Shkojmë nëpër komuna nuk gjejmë drejtësi, marrin njerëz që kanë vila lekë, pa asnjë gërvishtje kanë marrë lek. Ku jemi ne, ku jemi ne asnjë lek spo marrim, shkoni kontrolloni vilat kanë marrë nga 5 miljon lek dhe nuk kanë asnjë gërvishjtje, po ne kush jemi?”.

Thumana ishte një nga vatrat që pati më shumë dëmtime dhe viktima nga tërmeti i 26 nëntorit. Banorët, të cilët shtëpitë i kanë të pabanueshme, edhe pas 9 muajve nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga shteti. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ishte në banesën e shkatërruar të Lirie Xhixha e cila thotë se shteti e ka lënë në haresë totale dhe nuk i ka dhënë asnjë lloj ndihme. Edhe çadrën ku rri ajo bashkë me fëmijët dhe bashkëshortin e saj, e ka siguruar vet nga bizneset e zonës. Lirie Xhixha shprehet se jetesa në çadër është shumë e vështirë sidomos për fëmijët, dhe mungesa e zgjidhjes para dimrit tjetër, i ka bërë që të kalojnë ditët në siklet të madh dhe në depression. "Jam banore e Thumanës mbi 120 vjet. Jam vendalie në tokën e Thumanës, me xhaxhat, me vëllezër me motra, me të gjithë njerëzit. Pse pikërisht ky shtet të mos na i bëjë shtëpiat ku i kemi. Ne i duam shtëpiat ku i kemi tokat tona. Unë i kam tokë babe. Nuk kam në tokë ngatërresa, kam tokë babe. Jetoj me fëmijë të vegjël në çadra mbi 10 muaj pa asnjë përkrahje. Ne jemi pa shtëpi, jemi në ditë të sikletit jemi në depresion. Ne në vend të na japë dorë shteti,ne na japin shtysën. Në në vend me na vënë dorë shteti, ne na japin çadra, këtu jetojmë në çadra, flihet në çadra? Këtu sot në këtë ditë, në ditën më të shtrejntë, ne po flemë përjashta në verandë me problemet tona që kemi i di krejt shteti, shteti ska bërë asnjë lloj gjëje, asnjë lloj gjëje! Shkojmë nëpër komuna nuk gjejmë drejtësi, marrin njerëz që kanë vila lekë, pa asnjë gërvishtje kanë marrë lek. Ku jemi ne, ku jemi ne asnjë lek spo marrim, shkoni kontrolloni vilat kanë marrë nga 5 miljon lek dhe nuk kanë asnjë gërvishjtje, po ne kush jemi?”

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Dienstag, 1. September 2020