Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se, e dinte se Gjovalin Lokaj ka qënë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, por e ka emëruar drejtor në Policinë e Shtetit sepse vlerëson maksimalisht punën e tij.
Gjatë një ceremonie në Korçë, ku ka takuar funksionarë të Policisë së Shtetit, Lleshaj është pyetur edhe për akuzat e opozitës, se Gjovalin Lokaj ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Mësohte se Lleshaj ka thënë se mban përgjegjësi për emërimin e Lokës, duke shtuar se vlerëson maksimalisht punën e tij.
“Mbaj përgjegjësi për emërimin e Gjovalin Lokës si drejtor në Policinë e Shtetit. Unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi për të dhe kam vlerësimet maksimale për punën e tij. Akuzave të opozitës nuk iu përgjigjem”, ka deklaruar Lleshaj.